

Shkup, 15 nëntor 2013, NOA.al – Ministri i Ambientit Jetësor të Maqedonisë, Abdilaqim Ademi deklaroi se Shkupi zyrtar do të bëjë publik qëndrimin lidhur me armët kimike siriane, atëherë kur do të njihemi zyrtarisht me qëndrimin e Tiranës zyrtare, raporton nga Shkupi për Noa.al, korrespodenti Naser Pajaziti.
“Sot ose nesër duhet të miratohet vendimi nga Qeveria shqiptare dhe pas vendimit zyrtar që duhet të informohemi si vend fqinj, ne do të deklarohemi për këtë çështje. Në raste të tilla kur një vend vendos që të pranojë asgjësimin e armëve kimike do të jetë një mbështetje e fuqishme nga OKB dhe vendet partnere, edhe në aspektin financiar, me qëllim të evitohen rreziqet. Shpresojmë se në rast se do të ndodhë kjo në Shqipëri do të ndërmerren masat më të larta të sigurisë që rreziku të jetë minimal”, ka theksuar ministri Ademi. /n.p/a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





