

Prishtinë, 15 nëntor 2013, NOA.al- Kryeministri serb, Ivica Daçiç i cili po qëndron sot në veri të Mitrovicës ka thënë se Serbia nuk do ta lëshojë kurrë veriun e Kosovës. Ai këtë vizitë e ka realizuar në një tubim zgjedhor të Iniciativës Qytetare Serbe e njohur edhe si “lista serbe”.
“Serbia nuk do ta lëshojë kurrë dhe nuk do t’i harrojë kurrë serbët e veriut të Kosovës”, ka thënë Daçiç.
Votimet do të përsëriten në 3 qendra votimi në Mitrovicë për shkak të incidenteve që ndodhën më 3 nëntor. Kjo ka bërë që zyrtarët serbë të qëndrojnë sot në Mitrovicë duke ftuar serbët që të dalin të votojnë dhe të mos lejojnë, siç janë shprehur anëtarët e këtij delegacioni, që në krye të Mitrovicës veriore të vjen një shqiptar.
“Po të mos ishte Serbia, nuk do të ishte edhe ky territor ku sot kemi katër komuna të mëdha e të rëndësishme serbe”, ka thënë Daçiç./t.k/a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





