
Të dhënat po ngarkohen...






Mijëra persona janë tmerruar si pasojë e aktivizimit të vullkanit Snabung në veri të ishullit të Sumatra në Indonezi.
Një varg tymi ka përshkuar më se 7 kilometra, duke nisur nga krateri i vullkanit ndërsa e gjithë zona u mbulua me tym dhe hi.
Vullkani Sinabung, qëndron në mal në një lartësi prej 2600 metrash, dhe është njëri prej vullkaneve më të rrezikshëm në botë.
Ky vullkan është aktivizuar pas 400 vitesh, ndërsa në vitin 2010 vetëm një tym i lehtë i dalë prej tij detyroi 10 mijë persona të braktisin shtëpitë e tyre./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
