

Shkup, 15 nëntor 2013, NOA.al- Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki do të mbajë fjalim lidhur me çështjet aktuale nga sfera e politikës së jashtme para anëtarëve të Komisionit për politika të jashtme të Parlamentit të vendit.
Kontesti i emrit me Greqinë do të jetë tema kryesore e diskutimit të ministrit Popovski, i cili do të informojë lidhur me axhendën e tij në vendet europerëndimore për zgjidhjen e këtij kontesti.
Gjithashtu çështje debati do të jetë edhe Samiti i Këshillit të BE-së që do të mbahet muajin e ardhshëm, kur pritet vendimi për përcaktimin ose jo të datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Në rend dite të kësaj seanca janë edhe propozim-ligjet për ratifikim të Marrëveshjes midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë për Partneritet euroatlantik dhe të Marrëveshjes nga Najrobi për mbrojtje të simbolit olimpik./n.p/a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





