

Tiranë, 15 nëntor 2013, NOA.al- Në një takim të organizuar nga shoqëria civile përfaqësues të biznesit, medias dhe qytetarëve u hartua një rezolutë me firmat e të pranishmëve, drejtuar Kryeministrit Edi Rama, ku bëhet thirrje për ti thënë “Jo” importit të armëve kimike nga Siria.
Në fjalën e mbajtur nga aktivisti Sazan Guri u theksua çfarë shkruhej në rezolutë se duhet thënë “Jo” sot pasi nesër mund të jetë vonë.
“Jo-ja juaj sot garanton jetën, mjedisin, të tashmen dhe të ardhmen e mjedisit shqiptar, garanton dinjitetin përballë aleatëve euroatlantik, kërkojmë që zoti Kryeministër të vendosë me Jo-në e madhe para orës së armëve kimike”, deklaroi Guri, i cili u mbështet dhe nga personalitete të tjerë aktiv të jetës publike në vend./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





