Transmetuar më 15-11-2013, 01:36

Ja disa nga trendet e këtij sezoni përsa i përket çantave

-Modeli më popullor janë çantat e udhëtimit nga modelet shumë të vogla, deri tek të mëdhatë.

-Çantat e krahut dhe çantat “thes”, me dizajne asimetrike dhe absolutisht minimaliste. Do të vazhdojnë të jenë në modë edhe çantat që mund të kenë dhe një rrip të shkurtër.

-Në modë janë edhe çantat me forma të pazakonta, që në shikim të parë nuk duken fare që janë çanta.

-Materiali më trendi i këtij sezoni janë leshi dhe pulpat. Metali gjithashtu përfshihet në listën e materialeve, që është përdorur si bazë për dekorim.

Materialet tjera janë lëkura e të gjitha llojeve e sidomos e zvarranikëve, kamoshi, kadifeja, pëlhura, druri e plastika. Gjithashtu ka edhe materiale të kombinuara.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit