Transmetuar më 14-11-2013, 14:47

Durrës, 14 nëntor 2013, NOA.al- Policia e Durrësit është vënë në kërkim të dy personave të akuzuar për mashtrim.

Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë së lajmeve Noa.al, se të ndaluarit janë Baki Myrtollari 52 vjeç me banim në Korçë dhe Luan Bytyçi nga Kosova dhe me banim në Tiranë.

Ndaj të sipërpërmendurve janë depozituar në Policinë e Durrësit 5 kallëzime penale nga persona të ndryshëm të cilët janë mashtruar prej tyre, pasi të shpallurit në kërkim iu kanë kërkuar dhe iu kanë marrë shumën prej 160 dollarë për person, me premtimin se do ti dërgonin për punësim ne Rusi.

Pesë kallëzuesit në fjalë i përkasin moshës nga 35 deri në 51 vjeç dhe janë banorë të lagjes 17 në Durrës./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit