

Zakonisht mendohet se periudha e vitit kur raportet seksuale bëhen më me qejf është vera, qoftë për shkak të pushimeve apo klimës së nxehtë, por duket se meshkujt kanë një tjetër periudhë të preferuar për marrëdhëniet intime.
Një studim i fundit ka zbuluar se meshkujt tërhiqen më shumë nga partneret e tyre pikërisht në dimër dhe në këtë stinë preferojnë të kenë sa më shpesh marrëdhënie.
Ky rezultat bazuar në preferencat seksuale të meshkujve doli falë një studimi ku u përfshin 114 meshkuj të moshës nga 16 deri në 53 vjeç.
Femrat u treguan në fotografi në të katërta stinët e vitit, pranverë, verë, vjeshtë dhe dimër, ku në disa fotografi dukej vetëm fytyra ndërsa në disa të tjera edhe trupi.
Siç thuhet në “The Psychology of Human Sexuality”, u zbulua se meshkujt tërhiqen nga fytyra e femrës në të njëjtën mënyrë në të gjitha stinët e vitit, por ndaj trupit të saj tërhiqeshin më shumë në dimër, kur trupi i femrës është më shumë i mbuluar.
Për rrjedhojë u zbulua se preferencat seksuale janë më të larta në dimër, gjë që provohet nga fakti se numri më i madh i shtatzënive ndodh në tre muajt e parë të vitit./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





