Transmetuar më 14-11-2013, 11:46

Mesfushori i Barcelonës, Alex Song nuk e përjashton mundësinë e rikthimit tek Arsenali pas aventurës jo të suksesshme që po kalon te Barcelona.

Mesfushori kamerunas, emri i të cilit është lidhur shpesh herë kohët e fundit me një rikthim të mundshëm në “Emirates”, nuk i hedh poshtë zërat, citon Supersportt.

“Kam kaluar momente shumë të bukura te Arsenali ku luajta për 5 vjet. Për momentin nuk e shikoj si opsion të mundshëm sepse kam edhe 4 vjet në kontratën me Barcelonën, por në të ardhmen mund të ndodhë gjithçka”.

Song shton gjithashtu se i ndjek rregullisht ndeshjet e Arsenalit dhe shpreson që ish shokët e tij të shpallen kampionë të Anglisë.

“Kur u largova rreth 2 vjet më parë e dija se kishim një skuadër të mirë me lojtarë cilësorë, por na mungonte diçka që të bënim hapin cilësor.

Këtë sezon e nisën në mënyrën më të mirë. I kam parë të gjitha ndeshjet e tyre dhe mendoj se janë një skuadër shumë e fortë.

Shpresoj shumë që të fitojnë diçka të rëndësishme sepse është një skuadër që e meriton”. 26-vjeçari u transferua te Barcelona në vitin 2012 por ai është aktivizuar vetën në 26 takime ku ka shënuar edhe një gol.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit