Transmetuar më 14-11-2013, 11:19

Shkup, 14 nëntor 2013, NOA.al- Ndihmës sekretarja amerikane për Evropën, Viktoria Nuland ka deklaruar se problemi i emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë nuk do të jetë në fokusin e diplomacisë amerikane, as në mandatin e saj të ri.

Në paraqitjen e prioriteteve të punës së saj, Nuland ka thënë se në të kaluarën personalisht vetë ka harxhuar shumë energji për tejkalimin e kësaj çështje, por kësaj radhe vendimin duhet ta marrin vetë shtete dhe jo SHBA.

“Sa i përket Maqedonisë, unë vetë në të kaluarën, veçanërisht për vitin 2008 në Samitin e NATO-s në Bukuresht, personalisht i përvesha krahët. Kujtohem se si vetë persoanlisht e kam pas takuar kryeministrin Gruevski edhe drejtuesit grekë, kur tentonim ta zgjidhnim problemin. Besoj se ka dy ose më shumë formulime të cilat duhej të ishin të pranueshme për të dyja palët. Bëhet fjalë për dialog, lidership dhe zgjedhje, nëpërmjet dy vendeve dyuhet të zgjedhin”, theksoi Nuland.

Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland deklaroi gjithashtu se SHBA-ja është e inkurajuar nga dialogu Prishtinë – Beograd dhe me progresin e arritur nën patronatin e BE-së.

“SHBA-ja jep mbështetje të plotë për këtë proces dhe për këtë nevojitet përkrahja jonë e mëtejshme, që të munden dy vendet ta plotësojnë qëllimin e tyre dhe në tërësi të integrohen në strukturat evropiane”, deklaroi ajo në tribunën e Këshillit atlantik në Uashington./n.p/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit