

Tiranë, 14 nëntor 2013, NOA.al- Ish-Kryeministri Sali Berisha paralelisht me protestën që po mbahet para Parlamentit kundër asgjësimit të armëve kimike në Shqipëri, deklaroi se referendumi është një rrugë demokratike, dhe se nuk duhet pranuar asnjë grimcë armë kimike.
Ai theksoi se Partia Demokratike është dhe do të mbetet për një Shqipëri pa armë kimike, duke shtuar se shpresohet që zëri i të rinjve shqiptarë dhe i shoqërisë shqiptare të mos lihet i papërfillur, në një kohë që ndihen më të fyer se kurrë.
Sipas tij Partia Socialiste nuk ka interesa të tjera për veç atyre personale.
“Këtë import po e refuzojnë vendet më të zhvilluara evropiane dhe këtë po e merr një njeri i cili mund të cilësohet çfarëdo por jo një njeri normal, në një vend që nuk i ka kushtet për këtë proces. Nuk cenohet absolutisht partneriteti me partnerët ndërkombëtarë. Të gjejnë zgjidhje Shqipërinë që është si kikirik në hartë krahasuar me gjigantizmin e shteteve të tjera ësntë absurde. Shqipëria nuk ka asnjë lloj kushti për të bërë këtë proces”, deklaroi Berisha./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





