

Stilimet, heqja e bojës apo lyerja e flokëve në shtëpi apo në sallon bukurie, flokët tanë janë vazhdimisht nën presion, pa e ditur ne. Por çfarë ndodh konkretisht kur boja i ndryshon flokët për arritjen e efektit që dëshirojmë?
Për të bërë efekt, amoniaku i bojës së flokëve prish kutikulën e flokëve…
Boja duhet të kalojë disa pengesa përpara se të vendoset siç duhet tek flokët. Sikurse shkruan revista Living, amoniaku e rrit pH-në e flokëve tuaj, duke përftuar kështu rritjen e pengesës mbrojtëse për futjen e ngjyrës dhe duke u shkaktuar dëme flokëve, ndërsa peroksidi shkatërron ngjyrën tuaj aktuale.
Pas heqjes së kutikulës, etapa pasardhëse është ndryshimi i ngjyrës së flokëve. Për këtë, në një farë mënyre, duhet shkatërruar ngjyra aktuale.
Peroksidi ndryshon pigmentet tuaja natyrale dhe than flokët, gjë që i bën ato të duken si kashtë.
Kujdes nga reaksionet alergjike!
Reaksionet alergjike nga lyerja e flokëve janë shumë të rralla. Vlerësohet se 4 në 1 milion veta janë të ndjeshëm ndaj bojërave të flokëve.
Për të evituar alergjinë, testoni produktin duke vënë pak në parakrahun tuaj. Prisni 24 orë, për të parë nëse jeni alergjik ndaj produktit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





