Transmetuar më 13-11-2013, 19:30

Falë një paisjeje të zhvilluar nga Creative Mobile Technologies, në bordin e taksive në New York, kush flet gjuhën spanjolle, do të mund të ketë në dispozicion të tij, përkthimin në anglisht të mbi 200 fraza që përdoren gjerësisht në këtë ambient.

Kjo iniciativë ka pasur si qëllim kryesor, mbi të gjitha, të ndihmojë drejtuesit e makinave të cilët mund të jenë me origjinë hispanike. Ky mjet funksionon nëpërmjet një tastiere në afërsi të timonit dhe një pajisje të tjetër e cila vendoset në afërsi të zonës ku rrinë pasagjerët.

Përkthimi bazohet tek fjalët që përdoren më shumë, por ndihmon edhe në përdorimin e kartave të kreditit dhe debitit./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit