Transmetuar më 13-11-2013, 15:58

Një histori vërtetë shokuese ajo e Sibahle Tshibika, një vajzë nga Afrika e Jugut, 23 vjeçare e cila u shpall fituese e talent show, “So you think you can dance”.

Vajza nga qyteti i Capo, u shpall fituese gjatë transmetimit direkt televiziv, por prej lumturisë gjyshja e saj 75 vjeçare teksa po shikonte televizorin dhe kurorëzimin e mbesës, gjeti vdekjen në vend nga infarkti.

Pas mësimit të lajmit Sibhale deklaroi se, “Duhet të festoja me të por Zoti duket se kishte plane të tjera, gjyshja ime më ka mbështetur gjithmonë dhe falë saj kam arritur këtu ku jam”.

Çmimi ekuivalent me 18 mijë euro i fituar nga 23 vjeçarja do të përdoret për të ndërtuar një shtëpi për familjen./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit