


Tiranë, 13 nëntor 2013, NOA.al- Qysh nga momenti që u mësua lajmi se ekzistonte mundësia që armët kimike siriane të asgjësoheshin në Shqipëri, indinjata në radhët e shqiptarëve është shtuar dukshëm.
Elbasani i cili është qyteti i parë që preket nga asgjësimi i këtyre armëve është ngritur prej ditësh në protestë, pasi nëse do të merret vendimi atëherë asgjësimi i tyre do të ndodhë në uzinën e Mjekësit, pranë Elbasanit.
Po sot edhe Korça është ngritur në protestë kundër armëve kimike, duke theksuar se asgjësimi i tyre vë në rrezik serioz vendin tonë.
Ndërkohë pak pas orës 14.00 kryeqyteti mori stafetën e protestës, duke u nisur nga sheshi “Skënderbej” për të marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të kulmuar para Kryeministrisë, me sloganin “Jo asgjësimit të armëve kimike në Shqipëri” dhe “Ne vendosim dhe themi “Jo”.
Po ashtu në këtë protestë marrin pjesë anëtarë të shoqërisë civile, qytetarë të thjeshtë nga Tirana dhe mbarë vendi, të cilët janë bërë bashkë, këtë herë larg ngjyrave politike, për të ngritur zërin për të ardhmen dhe sigurinë tyre. Ndërkohë një tjetër protestë gjithpërfshirëse është lajmëruar ditën e nesërme para Parlamentit, gjatë kohës që mbahet seanca e radhës parlamentare./a.y/noa.al/
Shikoni dhe pamje nga protesta e studentëve shqiptarë dje në Perugiia, Itali
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





