Transmetuar më 13-11-2013, 14:02

Italia konsiderohet si një kundërshtare ideale për Gjermaninë nga Joachim Low, i cili vazhdon përgatitjen e kombëtares për Brazil 2014, citon Supersport.

Gjermanët siguruan kualifikimin pa ndonjë surprizë drejt Kampionatit Botëror me 9 fitore nga 10 takime eliminatore në Grupin C dhe të premten do të përballen me fituesit e Kupës së Botës 2006 në një miqësore që do të luhet në Milano.

“Nuk ka kundërshtar më të mirë se Italia për një miqësore në nëntor. Ekipi italian është si një ujk i fshehur nën lëkurën e deles dhe asnjëherë nuk e di se çfarë mund të presësh prej tyre.

Italianët mund ta ndryshojnë apo rregullojnë lojën si asnjë ekip tjetër në botë, janë iluzionistë në këtë drejtim”. Nga ky takim miqësor, trajneri 53-vjeçar i gjermanëve deklaroi se pret performancë impresionuese nga djemtë e tij.

Joachim Low tha se loja e kombëtares gjermane nuk duhet të ndikohet nga ndonjë episod tekanjoz gjatë ndeshjes, teksa me këmbëngulje kërkoi maturim dhe përmirësim në shumë aspekte.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit