

Një strukturë banese ekonomike është ndërtuar prej xhami në mes të një pylli në West Virginia. Është kjo shtëpia e ëndrrave e fotografit Nick Olson dhe dizajneres Lilah Horwitz, dy të rinj që kanë braktisur vendet e tyre të punës për ti dhënë jetë këtij projekti.
Shumë nga dritaret janë marrë nga mbeturinat apo nga godina të braktisura, ndërsa shtëpia është ndërtuar pranë New River Gorge National River park.
Çifti e ideoi dhe ndërtoi gjithë strukturën të vetëm, duke u ushqyer për muaj me radhë vetëm me oriz dhe fasule, ndërsa për ndërtimin e banesës përdorën dru të marrë nga një sallë e vjetër, duke bërë që kostoja finale e saj të jetë vetëm 500 dollarë.
Synimi i dy artistëve është që të përshtatin këtë strehë piktoreske, duke shfrytëzuar vetëm elementë që gjenden në natyrë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





