Transmetuar më 13-11-2013, 12:25

Tiranë, 13 nëntor 2013, NOA.al- Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur arrestimin e njërit prej autorëve të vrasjes së Erjon Lilës.

Kjo ngjarje ka ndodhur më datë 17 janar të këtij viti, në afërsi të  rrugës “Siri Kodra”, pas një konflikti të çastit, mes autorit dhe viktimës.

Në sajë të një organizimi të strukturave për krimet e rënda në Policinë e kryeqytetit duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Tiranës, u arrit kapja e autorit të dyshuar Besart Lataj, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Ndaj tij Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg. Autori  i dyshuar, në bashkëpunim me babanë e tij Sherif Lataj dhe vëllanë Sebastjan Lataj, kanë vrarë shtetasin Erjon Lila.

Mësohet se babai Sherif Lataj bashkë me dy djemtë e tij Besart dhe Sebastjan Latai i zunë pritë 22-vjeçarit tek porta e shtëpisë së tij për tu hakmarrë pas një sherri të ndodhur pak orë më parë. Dyshohet se viktima, Erjon Lilaj, kishte pasur një debat me 57-vjeçarin Sherif Lata të cilin e kishte gjuajtur.

Rezulton se të tre të pandehurit kanë qenë në një mjet tip Golf jeshil, duke lëvizur në vendin e ngjarjes me qëllim për të gjetur djalin, me të cilin i pandehuri Sherif Lata kishte bërë fjalë për shkak të një gërvishtje makine.

Bashkë me djemtë e tij, 57-vjeçari mori hak duke e qëlluar të riun me thikë në derën e shtëpisë së tij, duke i shkaktuar vdekjen për shkak të plagëve të marra./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit