Transmetuar më 13-11-2013, 10:46

Prishtinë, 13 nëntor 2013m NOA.al – Policia e Kosovës është ende duke e kërkuar se kush qëndron prapa kërcënimit me “sulme të tmerrshme dhe të dhimbshme”.

Gjatë së martës nuk është arritur që të gjendet autori i kërcënimit ku thuhej se nëse nuk lirohen gjashtë të arrestuarit, të dyshuar për përgatitjet të sulmeve terroriste, Policia e Kosovës do të përballet me “sulme të dhimbshme”.

Deri në dërgimin e këtij e-maili “Xhemati i TeHuidit dhe Xhihadit në Kosovë”, nuk është menduar si organizatë.

Megjithatë, njësia kundër terrorizmit e Policisë së Kosovës dhe njësitë tjera të specializuara kanë punuar për lokalizimin janë mobilizuar dhe tashmë mësohet se ata e dinë vendin nga ku është dërguar komunikata e djeshme kërcënuese./t.k/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit