Transmetuar më 13-11-2013, 09:57

Prishtinë 13 nëntor 2013 NOA.al – Vlera totale e gjobave të subjekteve politike që ka shqiptuar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa është 179 615 euro.

“Gjobën më të madhe e ka arritur PDK-ja me 90 300 euro, ndërsa gjoba më e vogël ishte 250 euro me të cilën janë gjobitur disa subjekte politike”, ka thënë kryesues i sekretariatit të PZAP-së për procesin zgjedhor të 3 Nëntorit, Mulë Desku.

Siç raporton gazetarja e Noa.al në Kosovë Tinka Kurti, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e dyta, e gjobitur me 33 800 euro dhe Lidhja Demokratike e Kosovës që është me 32 400 euro gjobë.

“Është diferencë e madhe, duke i marrë parasysh edhe specifikat, pasi kanë qenë zgjedhje lokale, dhe shumë kandidatë kanë qenë në garë, besoj që ky rezultat është i mirë”, ka thënë deputeti i LDK-së Arben Gashi.

Edhe AAK-ja e ka vlerësuar ngjashëm. “Ndryshe nga fushatat e kaluara jemi shumë më mirë në këtë aspekt”, ka vlerësuar zëdhënësi Ii AAK-së, Ernest Luma./t.k/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit