Transmetuar më 13-11-2013, 09:15

Fier, 13 nëntor 2013, NOA.al- Policia e Fierit në aksin rrugor Bejar-Fratar ka bërë të mundur ndalimin e 10 klandestinëve të huaj të cilët ishin duke lëvizur në këmbë në drejtimin e rrugës nacionale Tepelenë- Mallakastër, të pa shoqëruar nga persona të tjerë.

Pas shoqërimit në polici u identifikuan si një shtetas nga Somalia dhe 9 të tjerë nga Eritrea.

Të ndaluarit nuk kanë qenë të shoqëruar nga persona të tjerë dhe rezulton se janë futur në territorin shqiptar nga kufiri tokësor nga zona e Janinës, Greqi, dhe  kishin si destinacion  vendet e Bashkimit Evropian duke kaluar nëpër Shqipëri e më pas në Mal të Zi./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit