Transmetuar më 13-11-2013, 08:26

Tiranë, 13 nëntor 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e mërkurë, 13 nëntor 2013.

Gazeta “Panorama” vë në fokus kryesor shkrimin, “Spartak Braho: Olldashi e Halimi të japin llogari në burg”.

Tituj të tjerë janë; “Revoltë e fansave në Facebook, Rama: Pa frikë nëse marrim vendim për armët”.

“Meta: Përgjegjësi për aq sa na mbajnë supet, për armët s’themi dot jo”.

Gazeta “Shqip” çelet me shkrimin, “Rama: Po flasim. Protestuesit “jo”. Arvizu: Jemi miq, e duam Shqipërinë të sigurt”.

Tituj të tjerë janë; “Tragjedia e heshtur, 2 mijë fëmijë shqiptarë jetojnë në rrugë”.

“Kufiri grek, sërish “defekt” në server, pas debateve diplomatike”.

Gazeta “Shekulli” vë në fokus kryesor shkrimin, “Dritëro Agolli: Helmet do të na vdesin, do ngordhin edhe karkalecat”.

“Universitetet, formulari A3, fituesit e fazës së dytë”.

Gazeta “Koha Jonë” vë në fokus kryesor shkrimin; “Heshtja e qeverisë Rama për Fatmirin e Gërdecit. Ish-Kryeministri Berisha, tashmë pa imunitet, është i vetmi “çelës” për historinë tragjike”.

Tituj të tjerë janë; “Blendi Fevziu flet për marrëdhëniet Rama-Meta dhe kohëzgjatjen e tyre, si dhe kur mund të prishin marrëveshjen, për Ben Blushin, median, TVSH-në, etj”.

“Matura, lista e 5 mijë fituesve të raundit të dytë për në universitete”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit