

Ndërtesa e re e Qendrës Botërore Tregtare në Nju Jork, ia ka kaluar Kullës Willis në Çikago sa i përket lartësisë, raporton AP.
Një panel ndërkombëtar i arkitektëve bëri të ditur sot, se ndërtesa e re e Qendrës Botërore Tregtare, është më e larta në Shtetet e Bashkuara.
Komiteti për Lartësi i Këshillit të Ndërtesave të Larta dhe Habitatit Urban, tha se ndërtesa e Qendrës Botërore Tregtare, është e lartë 541 metra.
Gara për titullin e ndërtesës më të lartë amerikane, nuk kishte të bënte vetëm me primatin mes dy qyteteve dhe dollarët që pasojnë nga turizmi, por lidhej edhe me simbolikën që ka Qendra Botërore Tregtare, si përkujtuese për viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





