Transmetuar më 12-11-2013, 20:10

Ministri izraelit i Strehimit shpalli sot disa tenderë për projektin e 20 000 banesave në koloninë e Cisjordanisë, njoftoi organizata joqeveritare kundër kolonizimeve "Paqja Aktualisht".

"Ministria e Strehimit shpalli disa tenderët për projektin e ndërtimit të 20 000 banesave në koloni", bëri të ditur përmes valëve të radios, sekretari i përgjithshëm i organizatës "Paqja Aktualisht".

"Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është megjithatë kundër ndërtimit të 1 200 banesave prej 20 000 të programuarave për ndërtim në zonën tejet të diskutuar ‘E1’ që lidh Jerusalemin Lindor me Cisjordaninë", theksoi një zyrtar i lartë qeveritar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit