

Prishtinë, 12 Nëntor 2013, NOA.al – Kryeministri serb, Ivica Daçiq, ka paralajmëruar se të premten mund të bëjë një vizitë në Kosovë.
Mësohet se vizita do të jetë, më 15 nëntor dhe Daçiq do të vizitojë veriun e Mitrovicës. Këtë e ka paralajmëruar Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Serbisë Velko Odaloviq.
Ai po ashtu ka apeluar serbët që të dalin në zgjedhjet e përsëritura lokale me 17 nëntor, të përkrahin listën “Srpska” dhe kandidatin e saj në këto zgjedhje.
Në veri të Mitrovicës zyrtarët serbë kanë bërë vizita të shpeshta këto ditë, kurse gjatë fushatës zgjedhore ata kanë vizituar edhe qytete në jug të Kosovës ku banojnë serbë, raporton për Noa.al nga Kosova, Tinka Kurti../t.k./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





