Transmetuar më 12-11-2013, 18:18

Dëshironi një udhëtim ku natyra të jetë spektakolare dhe e madhërishme? Atëherë ajo që ju nuk duhet të humbisni është Lapponia Finlandeze e cila ju dhuron një udhëtim midis realitetit dhe imagjinatës.

Një nga gjërat më të veçanta në këtë vend është agimi polar. Në Lapponi mund ta shihni plotë 200 herë brenda vitit. Vendet më të mira për të vëzhguar agimin polar ndodhen në pjesën veriore të Lapponia, por nëse doni ta shijoni edhe më shumë këtë pamje, Saariselkä, Kilpisjärvi, Inari dhe Helsinki, janë vendet që premtojnë mundësi të mëdha për këtë fenomen.

Periudhat më të mira të vitit janë vjeshta, dimri dhe fillimi i pranverës. Orët më të mira të ditës, këshillohen dy orët e para pas mesnatë. Mos u shpërqendroni asnjë moment sepse shfaqja spektakolare mund të zgjasë edhe vetëm 20 sekonda./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit