Transmetuar më 12-11-2013, 17:43

Të bukura dhe të pamundura, kështu janë pothuaj gjithmonë këpucët që janë në modë. Takat e larta dhe shumë të larta janë pika kyçe dhe pjesa më e madhe e femrave i përdorin kur duan të duken të bukura, të ndihen të dashuruara, në qendër të vëmendjes, por njëkohësisht kërkojnë edhe të kenë një ecje joshëse dhe të mos tregojnë lodhje të kyçeve apo shputave të këmbës.

Ja disa këshilla të thjeshta për tu dukur elegante dhe të palodhura njëkohësisht:

Zgjidhni takën e duhur. Njihuni me formën e këmbës tuaj Nëse jeni fillestare mos e teproni me lartësinë, përdorni në fillim takat 4-5 cm Ushtrohuni disa herë në shtëpi përpara se të dilni në rrugë Kur ecni, gjeni mënyrën më të mirë për ta mbështetur plotësisht këmbën në dysheme Në çdo rast mbajeni kokën lartë dhe shpinën drejt Bëni hapa që të dukeni se po ecni me ritëm (përveç se është seksi, është dhe e lehtë për të mbajtur ekuilibrin) Tundni krahët para dhe pas gjatë ecjes Ndonjëherë edhe mund të mbaheni në krahët e dikujt tjetër për të arritur ekuilibrin e nevojshëm, mos u ndieni në siklet. Në fillimet tuaja, mos i hiqni asnjëherë një palë të sheshta nga çanta, Kurrë nuk i dihet!/a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit