Transmetuar më 12-11-2013, 16:15

Tiranë, 12 nëntor 2013, NOA.al-  Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, takoi sot në mesditë Gil Sou Shin, ambasadorin e Korese së Jugut në Shqipëri, i cili shoqërohej nga përfaqësues të kompanive te njohura koreane.

“Ekzistojnë marrëdhënie shumë të mira politike, por na mungojnë projektet konkrete në fushën e bashkëpunimit ekonomik, prandaj duhet të gjejmë pikat e përbashkëta për të tërhequr investitorët koreanë ne Shqiperi,” u shpreh ministri Haxhinasto.

Sipas ambasadorit Gil, kompanitë koreane kanë interes të marrin pjesë në investimet që planifikohen në Shqipëri, pasi ato kanë edhe ekspertizën e nevojshme si rezultat i angazhimit në shumë vende të tjera të botës.

Ministri Haxhinasto e informoi ambasadorin mbi planet që do të ndërmerren nga qeveria shqiptare në sektorët e transportit dhe infrastrukturës duke i paraqitur ato si mundësi të mira për investime  të Koresë së Jugut.

Haxhinasto u ndal në zhvillimet në infrastrukturë, ndërtimin e një porti të ri në Shëngjin, liberalizimin e tregut ajror, ndërtimin e një aeroporti të ri në jug te vendit, përmirësimin e kapaciteteve portuale, si dhe mundësitë e investimeve në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizime dhe atë të trajtimit të mbetjeve./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit