Transmetuar më 12-11-2013, 10:11

Aktorja Uma Thurman pavarësisht suksesit të saj, thellë thellë ka të njëjtat probleme me një grua normale, e cila nuk arrin të udhëtojë më për shkak të angazhimeve të shumta, ndërsa dëshiron të ketë një periudhë pushimi.

Kështu është shprehur Thurman gjatë prezantimit të kalendarit të “Campari 2014”, e cila është përzgjedhur si ikonë e kësaj pije.

E veshur në të kuqe me këtë rast, ajo është kthyer më se në formë, qysh nga lindja e një viti më parë e fëmijës së tretë, Rosalind Arusha Arkadina Altalune Florence, vajzë e ardhur në jetë nga lidhja me financierin Arpad Busson.

Falë Campari, Uma ka rigjetur shkëlqimin e saj, ndërsa pritet ti bjerë rrotull botës, për prezantimin e këtij kalendari./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit