Transmetuar më 12-11-2013, 09:55

Lezhë, 12 nëntor 2013, NOA.al- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, më saktësisht në fshatin Barbulloj, ku tre djem të rinj akuzohen për përdhunimin e një vazje të mitur.

Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se janë arrestuar dy persona si autorë të përdhunimit dhe konkretisht Taulant Ndreca dhe Valentin Kola, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër bashkëpunëtor i tyre.

Ngjarja u denoncua të ketë ndodhur në fshatin Barbulloj, ku djemtë dyshohet se kanë detyruar 17-vjeçaren me iniciale G.M nën presionin e dhunës që të kryejë marrëdhënie seksuale me ta.

Mësohet se tre agresorët e kanë përdhunuar në grup të miturën, duke e lënë më tej të dhunuar dhe gjakosur.

Shkak për arrestimin e tyre u bë denoncimi i të miturës dhe familjarëve të saj, ndërsa nga ana e policisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Abuzimi me të miturën mendohet se ka ndodhur në fillim të nëntorit, por është denoncuar vetëm tani nga 17 vjeçarja. Policia tha se është vënë në ndjekje të personit të tretë, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit