

Rreth 80 persona janë ekzekutuar në publik qysh nga fillimi i nëntorit në shtatë qytete të ndryshme të Koresë së Veriut, përfshi dhe Pyongyang, në atë që konsiderohet si ekzekutim masiv nga gjenerali i ri Kim Jong-un, qysh nga momenti që morri pushtetin.
Mësohet se këto ekzekutime fatale janë kryer ndaj atyre që kanë kryer krime relativisht të lehta.
Mediat koreano-jugore citojnë burime nga Pyongyang, ku thuhet se 10 persona u ekzekutuan në qytetin e Wonsan, të tjerë në Chongjin, Sariwon dhe Pyongsong.
Ekzekutimet në publik siç kanë ndodhur edhe në të kaluarën, cilësohen si masë ekstreme nga qeveria qendrore për tu dhënë fund problemeve të vendit dhe rebelimeve të mundshme./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





