

"‘Mbretëresha e popit", Lady Gaga përuroi dje në Nju Jork albumin e saj "Artpop" para një turme fansash të saj të përzgjedhur duke lënë nam me veshjen e saj, krejt provokative, me këmbët që mbante përpjetë sikundër shihni në foto dhe me poza e ngërdhjeshje nga më të cuditshmet.
E veshur me një trupore dhe një paruke të bardhë, ajo performoi disa këngë nga albumi i saj i tretë gjatë një koncerti në periferi të Brooklinit, në bashkëpunim me artistin amerikan, Jeff Koons.
Fansat e veshur me rrjetë, meshkuj të veshur me rroba femrash dhe me makijazh dhe buzëkuq, ndërkohë që vajzat mbi taka të larta ishin në qendër turmës së elektrizuar ishin pikërisht imazhi që prentendonte të përcillte këngëtarja ekscentrike amerikane.
"Artpop" shën rikthimin nën dritën e prozhektorëve për Stefani Germanotta, i njohur me emrin e artit Lady Gaga, pas disa muajsh mungese në skenat e muzikës.
Njujorkezja 27 vjeçare, e cila e krijoji reputacionin e saj mbi shkelja e të gjitha tabuve dhe paqëndrueshmërisë konstante, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale që vonoi edhe daljen në treg të diskut të saj të ri.
Mbretëresha e popit, e cila u përball me artistët e rinj si Miley Cyrus apo Katy Perry, po përpiqet të rifitojë kurorën e saj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





