

Tiranë 11 nëntor 2013, NOA.al- Janë arrestuar paraditen e sotme 4 punonjës të “Kryqit të Kuq”, pasi janë të dyshuar për falsifikimin e dokumenteve zyrtare, në lidhje me kursin dy javor për marrjen e lejeve të drejtimit të automjeteve.
Personat e arrestuar janë Alfred Hoxha, 33 vjeç, Petrit Xhaja, 47 vjeç, Maliq Myrto, 47 vjeç, Xharije Hoxha, 48 vjeç, që të katërt, punonjës në “Kryqin e Kuq” në Kamëz.
Dyshohet se në bashkëpunim me njëri – tjetrin, ata falsifikonin dëshmitë e “Kryqit të Kuq” mbi përfundimin e kursit dy javor për marrjen e lejeve të drejtimit dhe nga hetimi është konkluduar se implikimi i këtyre shtetasve në falsikimin e dëshmive varion nga 20 deri në 40 euro për një dëshmi, me qëllim përfitimin monetar.
Aktualisht nga strukturat e Krimit Ekonomik të Policisë së Kryeqytetit, vazhdon puna hetimore në drejtim të identifikimit të tjerë personave të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





