

Tiranë, 11 nëntor 2013, NOA.al- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti sot Ambasadorin e ri të Austrisë në Shqipëri, Thomas Schnöll.
Meta u shpreh se Shqipëria mbështetet në përkrahjen e Austrisë veçanërisht në drejtim të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.
Ambasadori Schnöll shprehu kënaqësinë për emërimin në Shqipëri dhe e siguroi Kryetarin e Kuvendit se Austria mbetet në frontin e parë të vendeve anëtare që e mbështesin miratimin e statusit të vendit kandidat në BE për Shqipërinë.
Kryetari i Kuvendit Meta dhe Ambasadori i Austrisë Schnöll ndanë gjithashtu bindjen se marrëdhëniet e shkëlyqera që ekzistojnë mes dy vendeve duhen thelluar më tej, veçanërisht në drejtim të rritjes së investimeve austriake në Shqipëri dhe rajon./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





