Transmetuar më 11-11-2013, 15:43

Çdo vit krerët e shteteve, administratorë të deleguar dhe filantropë presin me ankth klasifikimin kur “Forbes”, rendit njerëzit më të pushtetshëm në botë.

E vetmja femër e pranishme në top 10-en, e më të pushtetshmëve është kancelarja gjermane Angela Merkel.

Sakaq si mashkulli më i pushtetshëm është vlerësuar Presidenti rus Vladimir Putin, i ndjekur nga Barack Obama, dhe më tej nga Presidenti i Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping.

Sakaq në vendin e katërt ndër meshkujt më me ndikim dhe pushtet në botë renditet Papa Francesco i cili vetëm para tetë muajsh u zgjodh në krye të Vatikanit. Ndërkohë pas Merkel në vendin e gjashtë renditet manjati i teknologjisë Bill Gates, ndërsa në të shtatin presidenti i Federal Reserve, Ben Bernanke.

I teti në radhë vjen Abdullah bin Abdulaziz al-Saud, mbreti i Arabisë Saudite, i ndjekur në vendin e nëntë nga Mario Draghi President i Bankës Qendrore Europiane.

Top 10 e njerëzve më të pushtetshëm në botë, mbyllet me emrin e Michael Terry Duke, drejtor i përgjithshëm i kompanisë Walmart./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit