

Prishtinë, 11 nëntor 2013, NOA.al- Nëpërmjet një komunikate zyrtare nga Qeveria e Kosovës thuhet se qeveria e këtij vendi dhe ajo e Shqipërisë janë dakorduar që të organizojnë mbledhje të përbashkëta të dy qeverive.
Në këtë linjë sqarohet se qëllimi i kësaj nisme është vendosja e një partneriteti strategjik më të strukturuar dhe institucionalizuar në mes dy shteteve tona, por lajmërohet një shtytje e saj.
“Duke qenë se mbledhja e parë e përbashkët e të dy qeverive do të shënonte edhe simbolikisht fillimin e një epoke të re të bashkëpunimit, ajo assesi nuk do të duhej të bëhej cak sulmesh dhe interpretimesh elektorale, për më tepër që kalendari i mbledhjes së përbashkët ishte dakorduar para caktimit të datës së zgjedhjeve. Sidoqoftë, duke dashur që me çdo kusht të ruajmë integritetin e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe qeverive tona, sot kërkuam mirëkuptimin e Qeverisë së Shqipërisë që mbledhja e parë të mbahet në fillim të muajit dhjetor”, thuhet në qëndrimin e qeverisë kosovare./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





