
Të dhënat po ngarkohen...

Shkup, 11 nëntor 2013, NOA.al – Mbi 4 mijë euro janë grabitur mbrëmë nga dy grabitës të maskuar në një kazino në Shkup.
Siç raporton korrespodenti i Noa.al në Maqedoni Naser Pajaziti, policia informoi se grabitja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në kazinonë që gjendet në lagjen Aerodrom të Shkupit.
Mësohet se dy grabitësit e maskuar nën kërcënimin e armëve kanë marra paratë nga punonjësit.
Ndërkaq nga menaxherët e kazinosë u bë e ditur gjatë paradites së sotme se janë grabitur mbi 4 mijë euro. Policia theksoi se ka nisur hetimet dhe është vënë në ndjekje të autorëve të grabitjes me synim arrestimin e tyre./n.p/a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
