Transmetuar më 11-11-2013, 12:57

Tiranë, 11 nëntor 2013, NOA.al- Avokati i Popullit Igli Totozani ka reaguar lidhur me asgjësimin e armëve kimike siriane dhe mundësinë që kjo gjë të ndodhë në vendin tonë.

Në qëndrimin e tij Totozani shprehet se kreu i Kuvendit Ilir Meta siguroi se do të bëhet transparencë për çdo vendim, duke shprehur besim tek zotimi i Metës dhe transparenca e vendimit.

Gjithsesi ai bëri me dije se deri më tani nuk ka ende vendimmarrje dhe se në momentin e duhur do të mbahet një qëndrim zyrtar, por se aktualisht është çështje e një debati publik./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit