

Kevin Harvick fiton për të dytin vit rresht garën Nascar të vlefshme për Sprint Cup Championship, e zhvilluar në Phoenix të Arizonas, duke regjistruar kështu një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierë.
Gara nisi me Matt Kenseth e Jimmie Johnson në vijën e parë të favorizuar për të marrë kryesimin e klasifikimit të përgjithshëm, citon Supersport.
Starti nuk rezultoi pozitiv për makinën me numrin 48-të pasi Johnson u pengua nga Joey Lugano madje u përplas nga ky i fundit duke u detyruar të hyjë në bokse për të rregulluar makinën e tij.
Në xhiron e 30-të, Kenseth u fut mes dy shokëve të skuadrës, Kyle Busch e Denny Hamiln por nuk ia doli mbanë t’i kalonte duke dëmtuar edhe makinën.
Ndërkohë, në xhiron e 117, Timmy Hill ngriu të pranishmit pasi u përplas dhunshëm me murin rrethues, ndërsa Kenseth u ndal në bokse për të bërë disa korrigjime dhe modifikime, por kjo nuk mjaftoi sepse ai e mbylli garën në vendin e 23-të që është edhe rezultati më i dobët për këtë sezon.
Një tjetër aksident u shënua në xhiron e 192-të me protagonist David Reutimann, duke detyruar drejtuesit të valëviznin flamujt e sigurisë në pistë. Reutimann doli nga makina me këmbët e tij ndërsa pak sekonda më vonë makina e tij u përfshi nga flakët.
Në xhiron e 204 Johnson parakaloi Keselowskin duke u ngjitur në shkallën më të ulët të podiumit dhe duke marrë kryesimin në klasifikimin e përgjithshëm të Sprint Cup me 28 pikë më shumë se Kenseth.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





