Transmetuar më 11-11-2013, 10:29

Shkenca thotë se momenti më i mirë për të pirë kafe nuk është mëngjesi, edhe pse pjesa më e madhe e njerëzve nuk e nisin dot ditën pa pirë një filxhan të tillë.

Por me sa duket ekzistojnë momente të ditës, gjatë të cilave është më mirë të pihet.

Sipas një raporti të fundit amerikan, pengesa kryesore kimike për kafenë është niveli i stresit dhe kortizolit të pranishëm në trup.

Sa më shumë kortizol të kemi aq më shumë energji natyrale posedon trupi, ndaj sipas shkencëtarëve do të ishte më mirë që të pihej kafe kur niveli i kortizolit të jetë i ulët në gjak.

Në vijim sqarohet se niveli maksimal i kortizolit është nga ora 8 dhe 9 e mëngjesit, ndaj ekspertët pasi kanë mbajtur nën vëzhgim një grup vullnetarësh dhe ndikimin e kafes në organizëm u arrit në përfundimin se do të ishte më mirë që kafja të pihej nga ora 9.30 dhe 11.30, kur niveli i kortizolit është në rënie./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit