



Vlorë, 11 nëntor 2013, NOA.al- Gjatë natës së kaluar në policinë e Vlorës është bërë denoncim nga një person me iniciale E.S., i cili ka qenë duke udhëtuar me një automjet në aksin rrugor Vlorë- Kotë së bashku me dy persona të tjerë dhe në vendin e quajtur Ura e Sklapit, në fshatin Kotë i kanë dalë përpara persona të maskuar dhe armatosur.
Personat që i kishin zënë pritë, i kanë grabitur automjetin me të cilin ishin duke udhëtuar, 1 milion lekë si dhe gjithë sendet personale që personat kishin me vete.
Siç raporton Noa.al, menjëherë pas sinjalizimit për këtë rast nga ana e uniformave blu u bë identifikimi dhe kapja e 28 vjeçarit Besmir Danaj me banim në fshatin Shkallë- Mavrovë, të komunë Kotë, ndërsa u gjet edhe automjeti tip fuoristradë Nisan me targa AA 176 HK, i cili ishte braktisur nga autorët në një distancë të largët nga vendi i ngjarjes.
Nga kontrolli personal që u ushtrua ndaj Besmir Danaj, iu gjet një armë zjarri tip pistoletë model 54 si dhe 13 fishekë.
Sakaq aktualisht vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, ndërsa materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Vjedhja me arme e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake” si dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





