Transmetuar më 10-11-2013, 17:05

Tiranë, 10 nëntor 2013, NOA.al- Në një deklaratë për mediat, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i pyetur në lidhje me shkatërrimin e armëve siriane në Shqipëri dhe me kapacitetin qe vendi ynë ka, është shprehur se Shqipëria do të marrë përgjegjësinë që i takon.

“Për sa i përket çështjes dhe kapaciteteve të vendit tonë, unë i qëndroj deklarimit që kam bërë, që Shqipëria do të marrë gjithë ato përgjegjësi që mbajnë supet e saj”, është shprehur Meta.

Ai ka shtuar se gjithçka do të diskutohet e do të vendoset në një proces tepër transparent, nuk ka asnjë arsye për të paragjykuar këtë proces.

Kjo deklaratë e Kryetarit të Parlamantit ka ardhur direkt pas një takimi informal që është zhvilluar në ambientet e një hoteli në Tiranë, ku kanë qenë të pranishëm kryeministri Edi Rama, Ambasadori Amerikan Aleksandër Arvizu dhe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit