





Një bust i bardhë me tyl transparent, flokë të mbledhura në mënyrë të egër, me sytë gjysmë të mbyllur, Beyonce ka postuar një seri fotosh shumë provokuese në Instagram, nëpërmjet së cilave del në pah dekolteja e bollshme dhe fundshpina shumë e rrumbullakosur.
Në pritje të albumit të ri, i cili nuk do ë dalë para fillimit të vitit 2014, dhe po në pritje të doku-filmit muzikor mbi jetën e saj i cili do të dalë me 25 nëntor, këngëtarja e mrekullueshme ngacmon “oreksin” e fansave të panumërt me foto seksi në Instagram.
Disa ditë më parë ajo është fotografuar bashkë me të bijën, Blu Ivy, në breg të detit, duke e mbajtur në krah. Ajo që binte në sy dukshëm është fundshpina, ose e thënë ndryshe pjesa B e këngëtares më në formë se kurrë./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





