Transmetuar më 09-11-2013, 11:53

Ata u bënë të famshëm në Shqipëri dhe kudo ku jetojnë shqiptarë, me humorin cilësor që sollën kur ishin grupi The SHBLSH.

Batutat e tyre për një kohë të gjatë përdoreshin nga njerëzit duke u bërë pjesë e fjalorit të ditës.

Sot, ky grup nuk ekziston më. Ai është shpërbërë.

Ermal Mamaqi, ishte i pari që e la The SHBLSH e tani pas tij edhe Gent Zenelaj.

I fundmi i The SHBLSH ka mbetur Julian Deda, djali i aktorit të madh Zef Deda, porse pa dyshen tjetër, zor se mund t’ia dalë mbanë si dikur kur ata ishin tre, ose The SHBLSH.

Pikërisht këto gjëra ka pasur sot parasysh Ermal Mamaqi kur ka lëshuar një mesazh për lexuesit: “Ndoshta një dite do të jemi përsëri bashkë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit