

Tiranë, 9 nëntor 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e shtunë, 9 nëntor 2013.
Gazeta Panorama çelet me kryeartikull për diplomacinë: “Blushi, kundër Bushatit në Parlament”. Kjo gazetë thotë se deputeti i PS kritikoi ministrin e Jashtëm.
Të tjerë tituj të kësaj gazete:
Nëna e tri viktimave flet para se të mësonte lajmin: Si i rrita tre jetimë;
Takimi me Bashën, Arvizu: Do raportoj në Uashington;
Telefonatë Kerri-Rama për armët kimike. AKIP: Duhet të refuzohen;
Gazeta Shqiptare hapet me titullin “Armët kimike siriane, Osmani: Duhet 30 km larg banesave”. Kjo gazetë citon ish Shefin e Kimisë në divizionin e Tiranës.
Të tjerë tituj të kësaj gazete:
Tragjedia në minierë, Zinete Hamolli: Tre djemtë më vdiqën për 5 lekë;
Arvizu, Bashës: Do raportoj në Uashington për Korçën;
Pallati me leje në Vlorë, policia nuk heq rrethimin;
Gazeta “Shekulli” ka si kryetitull, “Armët kimike në Shqipëri, ja pakti mes Rusisë dhe SHBA-ve”. Gazeta thotë se disponon një dokument ku vihet si afat fundi i vitit 2014 për shkatërrimin e armëve kimike dhe se po bëhet presion mbi Shqipërinë. Kujtojmë këtu se e përditshmja Shekulli ka mbajtur qëndrim shumë kritik ndaj importimit të plehrave për disa vite.
Të tjerë tituj të kësaj gazete:
Nishani rrëzon Ramën, firmosi të gjithë aktet normative të Berishës;
Elhaida Dani: Eksperienca më e bukur kur këndova si këngëtare myslimane;
Erla shan zv/ministret e Ramës: Idiotësi e tmerrshme;
Gazeta Mapo çelet me titullin “Bomba Asad në dorën e Ramës”. Kjo gazetë publikon një përmbledhje mbi debatin e ndezur për armët kimike që mund të vijnë në vendin tonë.
Të tjerë tituj të kësaj gazete:
Ilirian Celibashi: Ka presion të madh për punësim por do të ruajmë ekuilibrat;
Maks Velo: Masakra e qyteteve tona nuk zhbëhet më;
Tedo Papavrami: Të harrosh vetveten është lumturi;
Gazeta “Shqip” hapet me titullin ‘Lehtësohet arrestimi i zyrtarëve”. Gazeta përmend detaje nga projektligjet dhe vendimet e miratuara dje nga qeveria, ku i hapet rrugë autoriteteve të bëjnë konfiskim pasurish dhe hetim të deputetëve dhe gjyqtarëve edhe pa vendim gjykate.
Të tjerë tituj të kësaj gazete:
Nishani-Rama, vjen përplasja e parë;
Telefonatë Kerri-Rama për armët kimike;
Arben Frroku mbërrin me pranga në Shqipëri;
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





