Transmetuar më 08-11-2013, 21:16

“Pa leje – Pa leje, të shembet”. Këto janë parullat e shkruara ditën e sotme në godinën disakatëshe të familjarëve të Linda Ramës, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama.

Persona të panjohur kanë shkruar parullat në pjesën e poshtme të pallatti siç edhe shikoni në foto, duke shprehur pakënaqësi ndaj shtetit mesa duket, për çështjen aktuale të shembjes së pallateve në Tiranë dhe rrethe.

Opozita vlerëson se është bërë penalizim selektiv i godinave që i nënshtrohen prishjes.

Disa herë muajt e mëparshëm, PD ka kërkuar nga kryetari socialist Edi Rama dhe bashkëshortja e tij që të deklarohen mbi atë që e quajnë abuzim me lejen e ndërtimit të këtij pallati banimi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit