

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 70-të për vitin 2013 të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka.
KQZ shqyrtoi dhe miratoi në parim Planin Operacional për Rivotim në tri Qendra të Votimit (3805B, 3806B dhe 3805X) në komunën e Mitrovicës veriore, që do të mbahet më 17 nëntor 2013.
KQZ miratoi numrin e fletëvotimeve në Vendvotim për tri Qendrat e Votimit për rivotimin në komunën e Mitrovicës veriore, si dhe mori vendim që votimi me kusht të lejohet vetëm brenda kësaj komune, ashtu siç e parasheh ligji, pasi një komunë është një zonë zgjedhore.
KQZ shqyrtoi dhe raportin e Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve deri më sot në orën 13:00. Koordinatori i QNR-së, z. Burim Ahmetaj bëri të ditur se pranimi i materialit në QNR është kompletuar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





