

Dukej se gjithçka ishte kundër 38 vjeçarit emigrant nga Shqipëria. Para pak kohësh ishte ndarë me gruan e cila u largua në vendlindje me tre fëmijët fryt i martesës së tyre, nga ana tjetër puna që kishte, e humbi dhe përpjekjet për të gjetur një tjetër ishin të pavlera.
Në këto kushte të trishta, emigranti shqiptar ka rënë në një gjendje të tronditjes së thellë psikike dhe ka menduar se fundi i jetës ishte gjëja më e mirë që duhet të bënte.
Për këtë, i ka dhënë fund jetës me një litar me të cilin është vetëvarur.
Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes në qytetin e Savonas në Itali, raporton gazetari i noa.al.
I ndjeri u gjet i vdekur në hyrjen e pallatit ku banonte, në Spotorno, provincë e Savonës. Ishte një grua ajo që e zbuloi e para dhe kërkoi ndihmë. Çdo përpjekje për ta sjellë në jetë ishte e pamundur. Policia nuk e konfirmoi identitetin e të ndjerit. /a.a/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





