

Shkup, 8 nëntor/NOA.al – Juristi Nikolla Rilkovski do të jetë kryetar i ri i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoni. Ai është një nga kandidatët që kishte konkurruar për këtë detyrë dhe që kishte marrë mbështetjen edhe nga partia më e madhe opozitare Lidhja Social Demokrate (LSDM).
Sipas ligjit për kodin zgjedhor, kryetari i KSHZ-së nominohet nga ana e partisë më të madhe opozitare dhe se duhet të votohet në Parlamentin e vendit.
Sikurse raporton gazetari i NOA.al në Shkup, Naser Pajaziti, z.Rilkovski vjen në këtë detyrë, pas dorëheqjes së kreytarit të deritanishëm Boris Kondarko, i cili u tërhoq nga detyra për arsye personale.
Partia në pushtet VMRO-DPMNE bëri të ditur se dorëheqja e Kondarkos ishte një skenar i opozitës, për të shtyer zgjedhjet e mundshme të parakohshme parlamentare. /n.p/noa.al /
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





