Transmetuar më 08-11-2013, 15:44

U ndalua në aeroportin e Sabiha Gokcen të Turqisë, një vajzë 22 vjeçare e cila sapo kishte shitur djalin e saj vetëm 4 muajsh te një çift gjerman.

Video e publikuar nga forcat e rendit, tregon gruan e cila zbret nga një taksi së bashku me një person tjetër dhe djalin që mbante në një çantë.

Pas kësaj 22 vjeçarja shkoi në banjë, për të dalë prej andej pa çantën që mbante në krah. Mësohet se gruaja e kishte shitur djalin në këmbim të 500 dollarëve, duke bërë që si ajo dhe bashkëpunëtori i saj të arrestohen. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit